Albanian

Be My Eyes

Sjell pamjen tek njerëzit e verbër dhe ata me shikim të pakët

Për çfarë shërben Be My Eyes?

Be My Eyes u krijua për të ndihmuar njerëzit që janë të verbër ose me shikim të pakët. Programi përbëhet nga një komunitet botëror njerëzish të verbër, ata me shikim të pakët si dhe nga vullnetarë me shikim të plotë. Be My Eyes kap fuqinë e teknologjisë dhe lidhjeve njerëzore, për të sjellë pamjen tek njerëzit me humbje shikimi. Përmes një video-thirrjeje të drejtpërdrejtë, përdoruesit e verbër dhe me shikim të pakët pajisen me ndihmë nga vullnetarët për detyra që variojnë që nga përshtatja e ngjyrave, në të parët nëse dritat janë ndezur e deri në përgatitjen e darkës. Programi përdoret falas dhe është i mundur si për iOS, ashtu edhe për.

Titrat e videos (shqiptar)

Si punon ky program?

Kur përdoruesi i verbër ose me shikim të pakët kërkon ndihmë përmes këtij programi, Be My Eyes njofton një numër të madh vullnetarësh. Programi punon duke lidhur përdoruesin e verbër ose atë me shikim të pakët, me një vullnetar me shikim të plotë, sipas gjuhës dhe vendkohës. Vullnetari i parë që i përgjigjet kërkesës lidhet me përdoruesin e caktuar dhe merr pamje të drejtpërdrejtë nga kamera e pasme e celularit të këtij të fundit. Lidhja zanore bën të mundur që përdoruesi dhe vullnetari ta zgjidhin detyrën së bashku.

Si mund të bëhesh pjesë?

Për t'iu bashkuar komunitetit Be My Eyes, shkarko programin Be My Eyesose nga App Store ose nga Google Play dhe regjistrohu ose si një përdorues i verbër/me shikim të pakët ose si një vullnetar me shikim të plotë.

Nëse je një përdorues i verbër ose me shikim të pakët:

Mendoje programin Be My Eyes si një mjet për ta përdorur sa herë të duhet. Ky program të lidh me një rrjet botëror vullnetarësh me shikim të plotë, të cilët janë të gatshëm dhe dëshirojnë të të ndihmojnë në çdo kohë. Si një përdorues i verbër ose me shikim të pakët; ndihma pamore ofrohet në më shumë se 180 gjuhë, nga mbi 1 milion vullnetarë. Shërbimet e programit Be My Eyes mund të përdoren falas, veçse duhet të jesh i lidhur me rrjetin. Mund të telefonosh në çdo kohë, sa herë te kesh nevojë. Nuk ka as kufi për gjatësinë e thirrjeve apo sasinë e tyre. Përmasa e stërmadhe e komunitetit të vullnetarëve tregon se shumica e thirrjeve merr përgjigje brenda 30 sekondave.

Për se përdoret zakonisht ky program?

Programi Be My Eyes mund të përdoret për çdo gjë që kërkon ndihmë pamore. Këtu janë disa shembuj tipikë se për se mund të përdoret programi Be My Eyes:

1. Gjetje sendesh të humbura ose të rëna përtokë.

2. Përshkrim fotosh, pikturash apo punimesh të tjera artistike.

3. Përshtatje apo përshkrim ngjyrash.

4. Lexim etiketash.

5. Rregullim çështjesh kompjuterike.

6. Blerje ushqimesh.

7. Gjetje e datës së skadimit në prodhimet ushqimore.

8. Përshtatjen tënde me rrethana të reja apo orientimin tënd në një vend të ri.

9. Dallim mes sendesh të ndryshme.

10. Përcaktim nisjesh apo mbërritjesh të transportit publik.

Platforma e Ndihmës së Specializuar

Ndihma e specializuar është një platformë brenda aplikacionit Be My Eyes. Kjo ndihme ofron komunikim të drejtpërdrejtë me një agjent mbështetës nga bizneset si një alternativë më miqësore ndaj vizionit dhe më e shpejtë. Bërja e një thirrjeje përmes Ndihmës së Specializuar punon tamam si një thirrje Be My Eyes, por në vend që të lidheni me një vullnetar, do të jeni të lidhur me një përfaqësues të kompanisë. Përfaqësuesi i trajnuar do të jetë i gatshëm për t'iu përgjigjur pyetjeve ose për t'ju ndihmuar të zgjidhni çështjet me shpejtësi dhe zgjidhje të thelluara. Si gjithmonë, është plotësisht e lirë të përdoret.

Mund të hyni në opsionin e Ndihmës së Specializuar nga ekrani kryesor. Duke shtypur butonin 'Ndihmë speciale' ju çon në një listë të kompanive në dispozicion në rajonin tuaj. Çdo profil biznesi do të përfshijë përshkrimet e shërbimeve të tyre, orët e funksionimit dhe gjuhët e mbështetura. Nga faqja e kompanisë, mund të bëni një telefonatë drejtpërdrejt te kompania e zgjedhur. Momentalisht, Ndihma e Specializuar është në dispozicion vetëm në dymbëdhjetë shtete për ndihmë me produktet ose shërbimet e Microsoft.

"Herën e parë që do të kisha përdorur Be My Eyes do të ishte per diçka te zakonshme. Dhe unë mendoj se kjo është gjëja e mirë për të - ju mund ta përdorni atë për gjërat e përditshme."

- Warren, përdorues me shikim të pakët nga Mbretëria e Bashkuar

"Një nga gjërat e rëndësishme, të cilat kanë ndryshuar në jetën time me anë të Be My Eyes, është se unë nuk duhet gjithmonë të pres derisa të vijë një person me shikim te plote. Pra, tani jam shumë i pavarur sa i përket kësaj dhe unë marr informacion sa herë që kam nevojë për to."

Norbert photo
- Norbert, përdorues i verbër nga Zvicra

Nëse je një vullnetar me shikim te plote

Nëse një përdorues i verbër ose me shikim të pakët i Be My Eyes ka nevojë për ndihmën tuaj, do të merrni një njoftim në telefonin tuaj. Nëse jeni vullnetari i parë për t'iu përgjigjur kërkesës, do të jeni të lidhur me atë përdorues. Do të krijohet një lidhje video me një drejtim midis dy prej jush, që do të thotë se ju mund të shihni se ku ose çfarë përdoruesi i verbër ose përdoruesit me shikim të pakët e vendosin kamerën e tyre dhe i udhëzon ata nëse është e nevojshme.

Ne kemi një sasi të konsiderueshme të vullnetarëve të cilët janë gati për të ndihmuar, prandaj ju lutemi të jeni të vetëdijshëm se ju nuk mund të jeni i pari që përgjigjeni dhe ju nuk mund të merrni telefonata ditore ose javore. Ju do të merrni vetëm telefonata në orët ditore të orës lokale të zonës ndërmjet orës 08: 00 dhe 21: 00.

Ju lutemi mos u shqetësoni nëse jeni i zënë kur merrni një telefonatë - një tjetër vullnetar do të marrë thirrjen. Së dyti, nuk është e nevojshme që aplikacioni të jetë i hapur për të marrë telefonata. Thirrjet do të vijnë deri sa të jeni tevregjistruar në llogarinë tuaj Be My Eyes.

Përdoruesit e verbër dhe me shikim të pakët mund të kenë nevojë për ndihmë te pergjithme sic është përcaktimi i datave të skadimit, për gjetjen e artikujve të rënë pertoke, për orientim në vende të panjohura dhe shumë më tepër.

"Ndihma përmes Be My Eyes bëri një ndikim të thellë tek unë. Pasi kam ndihmuar dikë, ndihem shumë i gëzuar, dhe gjithashtu më kujton se duhet të jem mirënjohës për gjithçka në jetën time çdo ditë. Unë jam gjithmonë më e lumtur kur e përdor Be My Eyes dhe mund të ndihmoj dikë."

Sarah photo
- Sarah, vullnetare nga Mbretëria e Bashkuar

"Më bën të ndihem vërtet mirë që jetoj në një kohë, kur unë mund ti sherbej cdo njeriu - sidomos dikuj që nuk e kam takuar kurrë, dhe kurrë nuk do të takohem, e ata kurrë nuk do të takohen me mua. Ju vetëm e dini se diçka që keni bërë kaq te thjeshtë mund të ketë ndryshuar jetën e dikujt atë ditë."

Jon photo
- Jon, vullnetar nga Shtetet e Bashkuara

Për të mësuar më shumë

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth Be My Eyes, vizitoni faqen e internetit Be My Eyes (vetëm anglisht) ose na kontaktoni në info@bemyeyes.com.

Qëndroni te informuar

Shtypi dhe mediat

Duke punuar për një histori të "Bëhu Sytë e Mi"? Ke nevojë për një version hi-res të logos së kompanisë, fotot e produktit apo ekipit? Shikoni burimet tona.

Burimet e kompanisë
Ndani këtë faqe me miqtë tuaj.
www.bemyeyes.com